LAJME

Ja kandidatët për deputetë nga Gjilani nga radhët e LDK-së

Në listën e LDK-së, AKR-së dhe Alternativës, të cilat bashkërisht do të garojnë në zgjedhjet e 11 qershorit vend kanë zënë edhe katër kandidatë për deputetë, të propozuar nga dega e LDK-së në Gjilan.

Kryetarja e  Forumit të Gruas të LDK-së dhe deputetja e përbërjes së kaluar, Lirie Abdurrahmani Kajtazi ka zënë vend edhe kësaj radhe në listën e LDK-së, duke mëtuar edhe një mandate. Me profesion biologe, Lirije Kajtazi ka mbajtur poste me rëndësi sin ë LDK, ashtu edhe në qeveri, kurse kandidaturat për të nuk janë diç e re, ngase ajo kishte konkurruar edhe për kryetare të Gjilanit.

 

Në listën e LDK-së ka zënë vend edhe një femër tjetër, Valentina Bunjaku – Rexhepi, që aktualisht është kryesuese e Asamblesë Komunale të Gjilanit. Ajo ka qenë ndër femrat më të votuara në zgjedhjet komunale, kurse me profesion është mësimdhënëse e matematikës.

 

Imet Rrahmani, me profesion mjek dhe ministër i Shëndetësisë, mëton që të zë një ulëse në Kuvendin e Kosovës, ngase edhe ai me propozim të degës së LDK-së është futurë në listë.

 

 

 

 

Votuesit do të mund t’I japin besimin edhe Isa Agushit nga Zhegra e Gjilanit, aktualisht këshilltar në Asamblenë Komunale, ish- pjesëtar i UCK-së, i njohur me nofkën komandant Dardani.

You Might Also Like