Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë e Komunës së Gjilanit, ka hapur thirrjen për aplikim për fermerët prodhues të qumështit për subvencionim me 0.10 për liter, e cila është dorëzuar në pikat grumbulluese ose qumshtore nga 1 janari deri më 31 dhjetor të vitit 2024.
Të tregojmë se për herë të parë pas luftës, fermerët e Gjilanit, subvencionohen për qumësht nga kjo qeverisje.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se janë komuna e vetme që subvencionon fermerët me 10 centë për litër qumështi.
Ai tregon se deri në vitin 2000 2021 ishin 0 euro për fermerët. Derisa nga viti 2021 deri më 2024: 0.8 centë për litër qumështi 2025: 10 centë për litër qumështi
“Gjithmonë pranë fermerëve me nisma konkrete që ju ndihmojnë në operim dhe zgjerim të veprimtarisë”, tha Alban Hyseni..
Kryetari i Gjilanit, tregoi se thirrja për aplikim është tashmë e hapur. Aplikoni dhe përfitoni nga mbështetja që e meritoni.
Nga ana tjetër drejtori i Bujqësisë Bajram Isufi, tha se për shkak të buxhetit të kufizuar, sasia maksimale e cila do të subvencionohet për një fermerë prodhues të qumështit është 30 mijë litra.
Ai tregoi se thirrja është e hapur deri më 23 maj të këtij viti.