Një takim shumë i rëndësishëm me Organizatën e Veteranëve të UÇK-së dega në Gjilan, në krye me z.Xhevdet Mehmetin dhe sekretarin z.Agim Mehmeti.
Gjithashtu me Organizatën e Familjeve të dëshmorëve, dega Gjilan, të udhëhequr nga Kryetari z.Rashit Ymeri, si dhe me Organizatën e Invalidëve të Luftës së UÇK-së dega Gjilan me Kryetarin z.Selver Kqiku.

Falë luftës çlirimtare populli i Kosovës sot gëzon lirinë, andaj në cilësinë e kandidatit për këshilltar në Asamblenë Komunale të Gjilanit i bëra një vizitë Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dega në Gjilan.

Çlirimtarët meritojnë respekt të madh dhe trajtim dinjitoz, ngase ata kanë dhënë një kontribut të paçmueshëm për Çlirimin e Kosovës
Me zgjedhjen time këshilltar komunal nuk do të pushojë së punuari për trajtim sa më dinjitoz për organizatat e dala nga lufta. Luftëtarët meritojnë dinjitet, përkrahje për projektet e tyre, strehë për ata që janë në gjendje të vështirë, përkujdesje shëndetësore për veteranët dhe familjet e tyre dhe kushte më të mira materiale.
Me krenari, Bejtullah Kqiku!
