Futboll

Gjilani sërish ndal Prishtinën

Prishtina dhe Gjilani, që janë ballafaquar në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në ndeshjen e xhiros XII, në të cilën në pjesën e parë të ndeshjes kanë zhvilluar një lojë të baraspeshuar, pa ndonjë rast të mirë shënimi, duke u munduar që të shfrytëzojnë ndonjë gabim të kundërshtarit.

Mirëpo fundi i pjesës së parë ishte tejet dramatik, ngase në minutën 43 pas një shpërthimi të Yll Ibrahimit nga e majta dhe harkimit në brendi, Edi Basha gjuajti me të parën dhe qëlloi shtyllën.

Kur pritej që pjesa e parë të mbyllej, Prishtina organizoi një kundërsulm të shpejtë, në të cilin topi erdhi deri te Leotrim Kryeziu që gjuajti me të parën, por topi u përplas për transversale. Me këto dy raste të mira u mbyll pjesa e parë me rezultat 0:0.

Në minutën 55 pas një shpërthimi të Bashës nga e djathta dhe harkimit në brendi, gjyqtari Edon Zasella tregoi penalti për Gjilanin, mirëpo pas shikimit në VAR e anuloi atë.

Në minutën 63, Prapashtica rrezikoi me volej, por gjuajtja e tij u devijua. Gjilani pati mundësi edhe në minutën 65, kur pas harkimit të Bashës, Jaroviq gjuajti me kokë, por topi u bllokua nga mbrojtësit e Prishtinës. Menjëherë në anën e kundërt, Veliu i Prishtinës pati rast të mirë shënimi, por gjuajti mbi portë.
Në minutën 72, Ilievski gjuajti me kokë, por portieri Laroshi ishte në vendin e duhur. Pas një gabimi të Taipit, topi erdhi deri te Veliu, por ai gjuajti drejt në portierin Laroshi. Në minutën 82 Gjilani organizoi një sulm të mirë, mirëpo Prapashtica gjuajti jashtë pingules së majtë.

Tast të mirë pati edhe Limani i Prishtinës në minutën 89, por gjuajtja e tij përfundoi mbi portë, kurse deri në fund nuk pati raste të mira të tjera shënimi dhe ndeshja u mbyll 0:0. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like