Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 07.11.2025 – 13.11.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e njëqind e pesëdhjetë e tetë (1158) gjoba.
Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
· Hetim i pesëmbëdhjetë (15) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
· Hetim i shtatëmbëdhjetë (17) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
· Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për tridhjetë e tetë (38) ngasës.
· Janë tërheq ngqa trafiku dhjet automjete (10)
· Nga dhjetë automjete janë heqë folit e jashtëligjshme.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, uleni shpejtësinë, mos përdorini telefonin, vendosni rripin e sigurimit, keni kujdes ndaj këmbësorëve, këmbësorë përdorni vijat e bardha për kalimin e rrugës, mos e neglizhoni sinjalistikën rrugore dhe semaforët. Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët. Ndihmoni në uljen e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës!


