Klubi i Xhudos Gjilani ka marrë një donacion nga Japonia. Ata janë vizituar nga përfaqësues japonezë në sallën e sporteve të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, ku stërvitin tash e sa vite.

Ibrahim Hasani, kryetrajner në Klubin e Xhudos Gjilani ka shkruar:
“ Mirënjohës për donacionin nga Japonia. Xhudo nuk njeh kufij — vetëm respekt, miqësi dhe zhvillim për gjeneratat e reja. Faleminderit për mbështetjen dhe besimin ndaj klubit tonë. Falënderim i veçantë për Federatën e Xhudos e Kosovës”./kryelajmi.com/.





