Gjilan

A ka marrëveshje për zgjedhjen e kryesuesit të Asamblesë Komunale të Gjilanit

 

 

Ismajl Kurteshi ka seancën për zgjedhjen e kryesuesit të Asamblesë Komunale të Gjilanit, por në bazë të zhvillimeve të gjertanishme marrëveshje në mes të subjekteve politike nuk ka, shkruan kryelajmi.com

Asamblistët e Kuvendit Komunal të Gjilanit qysh para Vitit të ri janë vënë në dijeni se më 05.01.2022  me fillim nga ora 10:00 do të mbahet Mbledhja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. Ajo do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit.

Njëra ndër pikat e rendit të ditës është edhe zgjedhja e Kryesuesit të Asamblesë Komunale e në bazë të numrit të ulëseve asnjëra nga subjektet politike e vetme nuk mund ta bëjë zgjedhjen e kryesuesit të ri.

Deri më tashti nuk është arritur ndonjë marrëveshje mes subjekteve politike dhe nuk dihet se kush do të mund të zë vendin e ish-kryesueses Shpresa Kurteshi – Emini.

Asamblistët tashmë kanë marrë ftesa për të marrë pjesë në seancën për zgjedhjen e kryesuesit e në cilësinë e këshilltarit më të vjetër, Ismajl Kurteshi nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje pos datës, orës dhe vendit ka bërë publik edhe rendin e ditës.

Në fakt, në bazë të Ligjit për vetëqeverisje lokale, kryesuesi i Kuvendit duhet të zgjidhet më së largu 30 ditë pas betimit të anëtarëve të asamblesë.

Rendi i ditës i seancës është si në vijim:

  1. Konstatimi i prezencës së anëtarëve të Kuvendit
  2. Betimi i anëtarëve të Kuvendit
  3. Zgjedhja e Kryesuesit të Kuvendit, (Formimi i Komisionit për mbarëvajtjen e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryesuesit të Kuvendit)
  4. Propozim-vendimi për caktimin e numrit të anëtarëve të Komiteteve obligative dhe të Komiteteve tjera të Kuvendit të Komunës së Gjilanit
  5. Propozim-vendimi për themelimin e grupit punues për hartimin e planit vjetor të punës të Kuvendit të Komunës së Gjilanit për vitin 2022
  6. Propozim-vendimi për miratimin e orarit të mbledhjeve të Kuvendit dhe Komiteteve të KK-Gjilan
  7. Të ndryshme

kryelajmi.com

You Might Also Like