Gjilan

AAK po fuqizohet në Anamoravë

Sot, në kuadër të angazhimeve tona si subjekt politik, u takuam me Këshillat Politik të tri degëve në Anamoravë; Gjilan, Kamenicë dhe Viti.

Diskutuam gjerësisht për angazhimet tona edhe si degë por edhe si regjion. Aleanca nuk ka qenë asnjëherë e organizuar siç është sot në secilën degë të saj e veçmas në Komunat që sot u takuam.

Aleanca mbetet e hapur për kuadrot e reja dhe për secilin që vlerëson se mund të jap kontributin e saj apo tij në interes të qytetarëve, të Gjilanit si Komunë dhe të Kosovës përgjithësisht.

Falënderoj kryetarin e AAK-së në Kamenicë, Faton Jakupi, atë të degës në Viti, Labinot Bislimi si dhe anëtarët e tre Këshillave Politik për pjesëmarrjen dhe për kontributin e tyre në diskutim.

Bashkë u dakorduam që takime të tilla të mbahen në baza mujore.

 

You Might Also Like