Klubi i Voeljbollit Drita ka njoftuar se nënshkrimi i radhës i tyre është lojtari nga Theranda, Adriatik Berisha. “Tiki” rikthehet nga Tajlanda, aty ku ka luajtur muajt e fundit me synimin e madh drejt titullit Kampion, të cilin na e premton për ‘Intelektualet’.
“Adriatiku është një nga lojtarët më të mirë në Kosovë dhe ne jemi të lumtur që vazhdojmë bashkëpunimin së bashku këtë sezon”, është thënë në KV Drita.