KRONIKË E ZEZË

Aktakuzë për vrasje të rëndë, armëmbajtje pa leje dhe dhënie të ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale

Gjilan, 23 janar 2025 – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve V.S. dhe F.M., të cilët gjenden në masën e paraburgimit që nga data 12 nëntor 2024.

Sipas aktakuzës, i pandehuri V.S., më 7 nëntor 2024, rreth orës 14h, në rrugën ,,Mërgimtarët e Gjilanit”, në Gjilan, me dashje, për shkak të një konflikti fizik të ndodhur para dy viteve, ka privuar nga jeta tani të ndjerin S.O., në atë mënyrë që derisa i ndjeri ishte duke hyrë në veturë, i afrohet dhe me armë e gjuan në pjesën e pasme të shpinës, ku pasi rrëzohet në tokë e godet me grusht dhe shqelm dhe më pas së bashku me të pandehurin F.M. janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa i ndjeri për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Me këto veprime, i pandehuri V.S., ka kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’, nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjithashtu, i njëjti akuzohet edhe për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, nga neni 366 të KPRK-së, pasi pa autorizim ka mbajtur në pronësi armë zjarri, e cila është sekuestruar.

I pandehuri F.M., që nga data 7 – 12 nëntor 2024, në vende të ndryshme në Gjilan, me dashje ka ndihmuar të pandehurin V.S., në fshehjen – mos zbulimin e kryesit të veprës penale të vrasjes së rëndë, me çka ka kryer veprën penale ‘’Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale’’, nga neni 380 të KPRK-së.

You Might Also Like