Aktivitete javore në trafikun rrugor
Gjilan, 19 korrik 2024
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore 12.07.2024 – 18.07.2024 në vazhdën e implementimit të planit operativ ‘’Rrethi’’ ka shqiptuar njëmijë e pesëqind e nëntëdhjetë (1590) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.
Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në:
• Hetim i njëzet e nëntë (29) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
• Hetim i gjashtëmbëdhjetë (16) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
• Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për njëzet e tetë (28) ngasës,
• Shqiptuar pesëdhjetë e tetë (58) gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave dhe janë përjashtuar nga komunikacioni tridhjetë e tre (33) prej tyre.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafikut rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, të përshtatin ngasjen dhe shpejtësinë me kushtet e rrugës. Siguria në trafik është përgjegjësi e përbashkët dhe kërkon angazhimin e të gjithëve.