Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me kryesuesin e Kuvendit Komunal Kushtrim Kadriun kanë prit në takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ku kanë diskutuar për projektet e përbashkëta Kosovë-Shqipëri dhe gjendjen politike në të dyja vendet.
Më pas Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, u shpall “Qytetar Nderi” i Komunës së Gjilanit.
Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se ishte kënaqësi e jashtëzakonshme të mirëpresim në Gjilan, presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.
“Pas një takimi ku diskutuam për projektet e përbashkëta Kosovë-Shqipëri, gjendjen politike në të dyja vendet, patëm nderin e veçantë të dekorojmë Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Bajram Begaj, me titullin “Qytetar Nderi” – një mirënjohje për kontributin e tij të çmuar në forcimin e lidhjeve mes Kosovës dhe Shqipërisë”, tha Alban Hyseni.
I pari i Gjilanit falënderoi presidentin për përkushtimin në avancimin e marrëdhënieve vëllazërore dhe mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën.
Nga ana tjetër Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, tha se me emocion, mirënjohje dhe përulësi pranoi titullin “Qyetar Nderi” i Gjilanit, të këtij qyteti në rrugët e të cilit ndihet historia, energjia rinore, shpresa për të ardhmen.
“Ky titull u përket të gjithë shqiptarëve, që në momentet më të vështira të historisë së Kosovës qëndruan pranë dhe krah jush, si pjesë e pandashme e trungut të përbashkët”, tha presidenti Begaj.
Ndërsa kryesuesi i Kuvendit Komunal Kushtrim Kadriu, tha se Gjilani ka qenë gjithmonë një komunë që ka nderuar dhe respektuar rolin e madh të Republikës së Shqipërisë në çlirimin dhe ndërtimin e vendit tonë. Presidenti Begaj ka dhënë një kontribut të çmuar në këtë proces dhe ky nderim është një shenjë mirënjohjeje për angazhimin dhe mbështetjen e tij të vazhdueshme.
Gentrit Murseli, këshilltar nga LDK-ja tha se “Zoti i bekoftë të gjithë ata që vendosin një gur në kalanë e pathyeshme të kombit tonë. Shpallëm Qytetar Nderi të Gjilanit Presidentin e Shqipërisë, Shkëlqesinë e Tij z. Bajram Begaj.
Bujar Nevzati, këshillat nga PDK-ja, tha se është nder të kemi mes nesh, siç është nder për Gjilanin dhe gjithë qytetarët që tani e tutje të të kemi Qytetar Nderi.
Nazim Gaguica nga AAkK-ja tha se të shpreh mirënjohjen dhe krenarinë e thellë për nderimin që po i bëjmë një figure të lartë shtetërore, Presidentit të Shqipërisë, z. Bajram Begaj, duke i dhënë titullin “Qytetar Nderi” i Komunës së Gjilanit.
Më pas janë bërë edhe homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve.
Deri sa presidenti edhe sot do të jetë në Gjilan.