Në shenjë të fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit, së bashku me deputetë të Kuvendit të Kosovës, asamblistë dhe aktivistë, vizituam Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan. Me këtë rast, uruam kryetarin z. Naim Aliu dhe anëtarët e Këshillit për fillimin e këtij muaji të sakrificës, reflektimit dhe solidaritetit.
Dëshirojmë që ky muaj të sjellë paqe, mirësi dhe harmoni për të gjithë besimtarët, duke u uruar agjërim të lehtë dhe vepra të pranuara.
Ramazan të mbarë për të gjithë!