Boksieri Altin Zogaj në Wangan të Gjermanisë në një ndeshje tejet të fortë ka arritur ta mposhtë boksierin nga Armenia, i cili është me nënshtetësi gjermane Armenak Hovhannisyan në një meç, i cili zgjati 10 raunde në kategorinë gjysmë të rëndë. Zogaj gjatë tërë ballafaqimit ishte më i mirë se kundërshtari i tij, duke triumfuar me vendimin unanim të gjyqtarëve. Për boksierin Zogaj, i cili është me prejardhje nga Drenasi, por jeton në Gjermani kjo është fitorja e 11 në boksin profesionist po aq meqe të zhvilluara.

I emocionuar për fitoren e Altin Zogaj afaristi i mirënjohur nga Gjilani Ilmi Mustafa, i cili nga afër ka përcjellë këtë ndeshje të boksit ka mbetur i kënaqur me përformancën e tij. “Jam shumë krenarë që boksieri Zogaj na bëri krenarë me këtë fitore spektakolare, Zogaj çdo ditë e më shumë po tregon se është një talent i madh i boksit dhe ne gjithmonë me kolegët e mi do ta mbështesim drejt synimeve të fitoreve urime kjo fitore shoku jonë” ka bërë të ditur afaristi i mirënjohur Ilmi Mustafa, i cili jeton e vepron në shtetin e Gjermanisë.


