Futboll

Arbnor Muja tregon se pse nuk po aktivizohet te Antwerpi

Transferimi i sulmuesit Arbnor Muja te ekipi belg, Royal Antwerp, ishte njëri nga transferimet që bëri më së shumti bujë në futbollin kosovar.

Por Muja përkundër transferimit te gjiganti belg, ende nuk e ka bërë debutimin e tij me këtë skuadër.

Muja për Kanal10 tregoi arsyet se pse nuk është aktivizuar deri më tani me Antwerpin.

“Mosaktivizimi im deri më tani nuk ka qenë shkaku i dokumentacionit, por është problem i një lëndimi. Në lojën e parë kundër Antwerpit e kam pësuar një lëndim në fund të ndeshjes, ndërsa në lojën e dytë kam luajtur i lënduar. Në fillimi kam menduar se është çdo gjë mirë, por më pas ka qenë një lëndim serioz në hamstring. Kur kam filluar stërvitjet me Antwerpin, pas ekzaminimeve mjekësore e kam parë që jam i lënduar. Kam qenë jashtë fushave për gjashtë javë dhe kjo është java e fundit e rikuperimit. Nga java tjetër shpresoj se do të jem pjesë e ekipit dhe të kem minutazh.” tha Muja për Kanal10.

Muja u transferua te Antwerpi, pas një periudhe njëvjeçare të kaluar te Drita.

You Might Also Like