
Njëra nga viktimat, Arbnora Basha, ishte futbolliste, madje kishte veshur edhe fanellën e Përfaqësueses së Kosovës U17.
Federata e Futbollit të Kosovës, so ka dërguar telegram ngushëllime familjes Basha, për vdekjen tragjike të Arbnorës.
”E nderuara Familje Basha
Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të më dashurës suaj, Arbnora Basha, një studente e dalluar dhe e përkushtuar, e cila la gjurmë të pashlyeshme edhe në futbollin kosovar, andaj më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.
Arbnora përveçse studente ishte edhe sportiste e dalluar. Ajo për shumë vjet ishte pjesë e KF Intelektualet nga Gjilani dhe me krenari e përfaqësoi Kosovën në aktivitetet ndërkombëtare me fanellen e Kombëtares U17.
Me pasionin dhe angazhimin e saj në futboll, ajo shërbeu si shembull frymëzimi që edhe shumë vajza tjera të ndjekin rrugën e sportit, andaj ikja e saj e hershme nga kjo botë ka trishtuar të gjithë komunitetin e futbollit në Kosovë.
Në këto momente të rënda për Ju, jemi pranë jush me zemër e lutje, që ta përballoni këtë dhimbje të madhe.
Po ashtu, ngushëllime të sinqerta i shprehim edhe familjes së Antiana Thaqit, që po ashtu humbi jetën në këtë aksident tragjik.”, thuhet në letrën e FFK-së./IndeksOnline/