Ardit Tahiri është lojtari më i ri i Dritës.
FC DRITA me kënaqësi ka njoftuar se Ardit Tahiri është lojtari më i ri i klubit bardh e kaltër.
Arditi është pritur nga drejtori sportiv i klubit z. Valon Zymberi, i cili i ka dëshiruar mirëseardhje në klub.
Arditi vlerësohet si një futbollist me perspektivë dhe do të jetë pjesë e grupit për t’i dhënë freski dhe forcë shtesë sulmit të Dritës.
Arditi deri më tani ka qenë pjesë e FC BESA nga Peja, ndërsa pas paraqitjeve të mira, ka bindur që të bashkohet me Dritën.
DRITA e sheh si talent të së ardhmes dhe tashmë është arritur kontrata trivjeçare mes lojtarit dhe klubit.