Futboll

Arnis Latifi një yll futbolli në elitën belge

Teksa shikon djalin e tij në stërvitje, ata që në nuk e njohin do të mendonin se edhe ai ishte futbollist, por  Agim Latifi dikur ishte një boksier shumë i njohur që kishte arritur t’i sjell vendit të tij shumë medalje nga arena ndërkombëtare, kurse bashkë me boksierët e tjerë të gjeneratës së artë e kishin bërë krenarë këtë popull.

Disa dekada më pas, në familjen Latifi, me përplot sportistë po shkëlqen një yll tjetër, Arnis Latifi, tashmë anëtar i skuadrës së njohur belge Antverpen, klub i njohur evropian.

Arnis Latifi, ndonëse në moshë të re, tashti veq e ka përjetuar cka do të thotë të jesh pjesë e ekipit të parë të Antverpenit dhe kjo verë për të do të jetë shumë domethënëse. Ai është kthyer në Kosovë për të kaluar pushimet dhe për t’u çmallur me prindërit, shoqërinë e të afërmit, për t’i rinisur stërvitjet me ekipin e tij.

Karrierën si futbollist e kishte nisur në moshën 10- vjeçare pikërisht në Belgjikë, ku po qëndronte bashkë me familjen. Ishte ekipi Rupelboom, ku mori hapat e parë dhe prej aty bashkë me familjen u kthyen në Gjilan, ku nuk i ndërpreu stërvitjet e kur mbërriti  moshën e juniorëve u transferua në Ceki, në ekipin Karvina, ku qëndroi një vit e gjysmë, prej ku sërish është kthyer në Belgjikë, në ekipin Antverpen, i cili pas më tepër se një dekade sërish është rikthyer në elitën e futbollit belg.

Ekipi i Antverpenit, grupmoshat U-23, i dha hapësirë të mjaftueshme këtij talenti të madh të futbollit, e Arnisi diti t’a shfrytëzojë besimin e dhënë, andaj nuk mungoi edhe ftesa për ekipin e parë, ku ai u ul në bankinën e këtij klubi të madh, pikërisht në ballafaqimin kundër ekpit Vesterloo.

“Po luaj si mesfushor ofenziv në anën e djathtë. Trajneri dhe simpatizuesit e shumtë më thonë se ke teknikë të mirë, kurse unë po ua kthejë me lojëra të mira e me gola”, thotë Arnis Latifi, i cili është shpresë e madhe e ekipit të Antverpenit që pas 13 vitesh është kthyer në elitën e futbollit belg.

Ai tashti është 18- vjeçar dhe ka një synim që të mbetet pjesë e ekipit të parë, kurse nuk e fsheh dëshirën që të luaj edhe për ekipin e Kosovës dhe beson se shumë shpejt futbolli kosovar do të forcohet edhe më shumë. Ai nuk i frikësohet konkurrencës, as përforcimeve të mëdha që ka sjellë ekipi i tij që tashti është në rang më të lartë të garave, ngase në ekipin U-23 ishte ndër më të mirët, kishte shënuar tetë gola dhe për gjashtë muaj ia doli që të dalë në ekipin e parë e pëër të fjalë të mira thotë edhe trajneri Kim Bastin, që ka meritat e tija për avancimin e shpejtë të këtij lojtari.

Arnis Latifi sigurt po marshin drejt majave të futbollit evropian.

You Might Also Like