KRONIKË E ZEZË

Arrestohen dy  persona të kërkuar me urdhëresa të gjykatës

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësia e Stacionit policor në Gjilan  e angazhuar në P.O “Realizimi I Urdhëresave” të lëshuara nga Gjykata themelore me  15.04.2024 rreth orës 09:00 kanë ndaluar personin A. R. Shtetas i Kosovës i lindur më (1991) i cili kërkohej për 19 Urdhëresa aktive të lëshuar në vitet 2022, 2023 dhe 2024 nga Gjykata themelore e Gjilanit, për shkak të veprës penale “Vjedhja e Shërbimeve”  (neni 314 par.6  të KPRK-së) në kohëzgjatje totale prej nëntëdhjetë e nëntë (99) ditëve burg.
Po ashtu sot është ndaluar edhe personin i dytë  A.  I. Shtetas Kosovar lindur (1982) i cili kërkohej sipas Urdhëresës të lëshuar më 24.10.2023 nga Gjykata themelore  e Gjilanit, EDGJ.nr.669/22  për shkak të veprës penale “Lëndim i rëndë trupor”  (neni 186 par.3 të KPRK-së)  i dënuar në kohëzgjatje prej shtatëdhjetë e një (71) ditë burg efektiv.
Pas përfundimit të procedurave që të dy menjëherë janë dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali-Prishtinë.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan me përkushtim do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.

You Might Also Like