KRONIKË E ZEZË

Arrestohet për lajmërim të rremë

Drejtoria Rajonale e policisë në Gjilan, Stacioni Policor në Gjilan, kishte pranuar një ankesë nga ankuesi V.A. (1983) me 18.03.2022, rreth orës 21:00 gjatë kohës  sa ka qenë duke lëvizur në një rrugë në Gjilan dy persona të pa njohur i kanë grabitur telefonin –Iphon X në vlerë prej 1000 franga.

Hetuesit policor rajonal me ta pranuar rastin kanë  filluar me veprime intenzive hetimore në teren mirë të organizuara operative si dhe pas intervisitimit të dëshmitarëve dhe ri-intervistimit të ankuesit, janë gjetë dëshmi të qëndrueshme se ai e kishte inskenuar rastin e grabitjes në tërësi.
Prona-telefoni i raportuar si i grabitur është gjetur.

Bazuar në deklaratën e dytë tashmë të dyshuarit të lartshënuar në prani të avokatit mbrojtës, ndaj të njëjtit do të ushtrohet kallëzim penal nën dyshimin se ka kryer veprën penale Lajmërimi apo kallëzimi i rremë nga Neni 382 I KPRK-së dhe me vendim të prokurorit të shtetit i njejti do të procedohet në Prokurorinë Themelore Gjilan në procedurë të rregullt, thuhet në njoftim.

You Might Also Like