Libri

ARS CLUBI “BEQIR MUSLIU” SHËNON DITËN NDËRKOMBËTARE TË LIBRIT

Asociacioni alternativ i shkrimtarëve të Kosovës, me seli në Gjilan, Ars Clubi “Beqir Musliu”, nesër më 23 prill 2018, ora 12:00, në sallën e leximit për fëmijë të Bibliotekës së re të Gjilanit, shënon Ditën Ndërkombëtare të Librit, mbështetur dhe nga ky tempull i librit e i edukimit kulturor e qytetar.
Fillimisht, në holin e Bibliotekës do të ekspozohen botimet e reja të këtij viti të Shtëpisë Botuese “Beqir Musliu”, e cila funksionon në kuadër të këtij asociacioni, ndërsa më pas, do të përurohet botimi i 100-të i kësaj Shtëpie Botuese”: QASJE VEPRAVE TË IBRAHIM KADRIUT, zgjedhur dhe përgatitur nga prof.dr, Labinot Berisha.
Me një fjalë rasti rreth botimeve letrare do të partaqitet poeti dhe studiuesi letrar, Sinan Sadiku, kurse për veprën më të re të dr. Labinot Berishës, do flet poeti dhe kritiku letrar, Nexhat Rexha.
Më pas, do ketë lexime poezish për të pranishmit.

Por, veprimtaritë letrare nuk përfundojnë me kaq.
Ditën e mërkurë, më 25 prill 2018, në hapësirat e Universitetit “Kadri Zeka” të Gjilanit, ora 12:00, përurohet libri publicistik, PËRTEJ HARRIMIt, monografi për juristin, gjyqtarin dhe avokatin ABDULLAH RAMI, i cili në vitet 1942 – 43 ka punuar sy gjyqtar paqtues i klasit të parë në Gjilan.
Për librin, flasin, shkrimtari nga Tirana, Agron Tufa si dhe vetë autorja e librit, Ermira Xhomaqi.
Po këtë ditë, ora 15:00, në Bibliotekën e re të Gjilanit ( salla e konferencave) përurohet libri i shkrimtarit francez, Jean Y. Carley: TREGIME PËR KOSOVËN, botuar kohë më parë nga Shtëpia botuese “Beqir Musliu:”
Për librin flasin, publicisti Adnan Merovci si dhe përkthyesi, Tahir Dalipi.

You Might Also Like