Tensionet e para një jave në veri të Kosovës, ku pati një agresion ndaj tërësisë territoriale të Kosovës, nuk i kanë trembur banorët e Karaçevës, të cilët që nga paslufta e këtej me vëmendje përcjellin gjithçka që ndodh në Kosovë.
Kështu, karaçevasit janë të vendosur dhe siç thekson Selver Lenjani, kryetar i këshillit të fshatit, ata me asnjë çmim nuk do të do të dorëzohen dhe janë të vendosur që të ruajnë në tërësi pjesën e Karaçevës dhe se në këtë qëllim të tyre janë bashkë me miqtë amerikanë, NATO-n, KFOR-in dhe Policinë e Kosovës.
Të rikujtojmë se në të kaluarën banorët e këtij fshati disa herë kishin ngjallur shqetësimet për hyrjen e kohëpaskohshme të forcave serbe në këtë territor, që karaçevasit e kishin cilësuar shkelje të tërësisë territoriale të Kosovës./kryelajmi.com/.