Futboll

Bashkimi i Koretinit sjell përforcimin e radhës

Prurje të reja vazhdojnë të vijnë në Bashkimin e Koretinit. Së fundi ekipi që garon në Ligën e Parë të Kosovës në futboll në radhët e veta ka sjellë edhe një lojtar të ri. Bëhet fjalë për portierin Armend Miftari, i cili vitin e kaluar kishte qenë pjesë e Hajvalisë, kur ky ekip garonte në Superligën e Kosovës, kurse për një gjysmësezon kishte qenë edhe pjesë e Vllaznisë së Pozharanit.

Ja njoftimi i plotë i ekipit koretinas:

Pas shumë përpjekjeve vjen marrëveshja vendimtare e këtij sezoni.
KF Bashkimi më në fund në këto orë të vona arriti marrëveshje për sezonin pranveror me portierin e njohur Armend Miftari.
Armendi sezonin 2016/17 luajti në Superligë si pjesë e KF Hajvalia, derisa sezonin vjeshtor të këtij kampionati luajti në Superligë si pjesë e KF Vllaznia.
Armendi me përvojën e tij në Superligë do i ndihmoj klubit në objektivat e tij sezonale.
Faleminderit Armend që zgjodhe familjen e madhe të KF Bashkimit. Besojmë që nuk do të zhgënjehesh për zgjedhjen që ke bërë.

You Might Also Like