Futboll

Batatina: Na dëmtoi gjyqtari

“Ne e ndëshkuam Dritën. E realizuam një gol të rregullt, por gjyqtarët na anuluan pa të drejtë. Ky është referimi më skandaloz që nga pasluftja në futbollin kosovar. Që nga minuta e parë është vërejtur tendenca e gjyqtarëve për ti dhënë fitoren skuadrës së Dritës. Jemi dëmtuar rëndë ndaj kundërshtarëve direkt për titull. Në Suharekë na është anuluar një gol i pastër, në Gjilan gjithashtu dhe nëse dikush e ka vendosur se kush do të bëhet kampion përpara kampionatit, atëherë është mirë që të na tregojnë neve të mos mundohemi kot”, deklaroi fillimisht Batatina për “Super Sport Kosova”.
Numri një i Llapit nuk është dorëzuar në garën për titullin kampion, megjithatë thotë se kështu si po shkojnë punët është e pamundur.

“Dhjetë pikë nuk janë shumë, pasi në pyetje janë tri ndeshje, por kështu si po shkon kampionati është e pamundur. Shpresojmë që ky kampionat të shkon mirë deri në fund, pasi kështu si ka filluar do të jetë shumë e vështirë”, deklaroi ai.

You Might Also Like