“Gjithmonë kam thënë që duhet të jemi të durueshëm. E kam ditur se duhet kohë pas ndryshimeve në skuadër. Sot treguam Llapin evropian. Llapi nuk e ka problem që ta synoj Evropën. Me organizimin që ka Llapi duhet çdo herë të luaj në Evropë”, tha Batatina.
Tutje trajneri llapjan tha se shpreson që ta mbyllin stinorin vjeshtore në tre pozitat e para në tabelë.
“Kemi dominuar në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë kishte më shumë taktizime. Meritojmë pozitë shumë më të lartë në tabelë. Shpresoj ta mbyllim stinorin vjeshtor në tre pozitat e para”.
“Djemtë kanë ardhur në shprehje, bënë maksimumin dhe merita u shkon atyre. Kemi luajtur një lojë të mirë”.
“Nuk është e lehtë t’i shënohen katër golat Dritës. Ju kemi hakmarrë Dritës dhe ia kemi kthyer borxhin 100 për qind”, tha Batatina.