Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Besir Ramadani.
Marrëveshja e firmosur është e vlefshme deri në verën e vitit 2025 me mundësi vazhdimi.
23- vjeçari, i cili luan në pozitën e mbrojtësit të qendrës vjen nga radhët e Klubit Prishtina, derisa më parë ishte pjesë e shumë klubeve të njohura në Maqedoninë e Veriut, vend në të cilin e nisi edhe karrierën si futbollist.
Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Ramadanit dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para.