/E sponzorizuar/
Biznesmeni Ahmet Terziu, kërkon votën tuaj në zgjedhjet lokale të 17 Tetorit !
Biznesmeni Ahmet Terziu, nje personalitet me kredibilitet një biznesmen tashme I njohur në komunën e Vitisë, ka vendos që të kyçet në jetën politike .
Kësaj radhe ai si përfaqësues I listës “Guxo” në zgjedhjet lokale të 17 Tetorit për asamblenë komunale të Vitisë, kandidon në kuadër të Lëvizjes Vetëvendosje dhe mban numrin 18.
I rritur me shumë vështirësi ekonomike, kurrë privilegje nga asnjë pushtet, përkundrazi i shkelur nga pushtetet e paraluftës por edhe të pasluftës.
Njëri i dinjitetshëm dhe me autoritet, punëtor I dalluar dhe humanist I njohur I cili të gjitha të arriturat në aspektin ekonomik i ka arritur me punë të ndershme !
Ahmet Terziu u lind më 02.04.1961 në fshatin Pozharan komuna e Vitisë. Shkollën fillore e kreu në Pozharan, kurse atë të mesëm në gjimnazin “Bora Ramizi”, drejtimi “Teknik Bujqësor”. Më pas vazhdoi shkollimin e lartë në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë.
Është i punësuar në kompaninë “Alba Company” duke ushtruar detyrën e menaxherit në prodhim dhe në tregti me shumicë dhe pakicë. Prioritetet e tij si asamblist do të jenë mirëqenia ekonomike dhe sociale, angazhimi maksimal ndaj qytetarëve duke zgjidhur problemet e tyre dhe duke shërbyer në ndalimin e dukurive negative, sidomos tek të rinjtë tonë.
Votën e qytetarëve e kërkon duke shtuar se nëse merr besimin nga qytetarët e komunës së Vitisë do të jetë “Zëri” I fuqishëm I tyre për të përquar kërkesat e tyre në organin më të lartë komunal në Kuvendin komunal.
Në listën fituese të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, si përfaqësues nga lista “Guxo” Ahmeti garon me numrin 18. A. Zuka