Gjilan

Bllokimi i lirisë së lëvizjes për qytetarë, skandali i radhës i VV-së

Bllokimi i lirisë së lëvizjes për qytetarë, skandali i radhës i VV-së
Sot, Komuna e Gjilanit, ndër shumë skandale të tjera, realizoi skandalin e radhës duke bllokuar në një formë të paparë më herët vendkalimin për këmbësorë, i cili lidh dy sheshet e qytetit.
Vendosja e murit për ta ndërprerë qarkullimin e qytetarëve tanë nuk është zgjidhje e problemit, përkundrazi, ofendon qytetarët.
Qytetarët tanë respektojnë shenjat e trafikut, do e respektonin edhe semaforin në këtë vendkalim, andaj mos i fyeni ata me bllokada të tilla.
Kjo qasje nuk i bën nder qytetarëve e bashkëatdhetarëve tanë. Kjo nuk është mikpritje për ta.
Lidhja Demokratike, Dega në Gjilan, kërkon nga udhëheqësit e Komunës që ta pezullojnë menjëherë këtë veprim skandaloz. Sa më parë, aq më mirë!

You Might Also Like