Jeta

Çka mësova nga jeta

Në jetën time, me kalimin e kohës, u ndryshuan disa pikëpamje. E kuptova se përvojat të mësojnë se kë ta duash dhe situatat të mësojnë se kush te do. U binda se pas disa fytyrave qëndrojnë maska dhe se çdo buzëqeshje i ka një mijë kuptime. E mësova se pas çdo heshtjeje ka arsyetime dhe pas çdo zemre të mirë një mijë vështirësi. Po ashtu, e mësova se duhet të bëj një hapësirë sigurie me ata që i kam përreth, edhe nëse nuk pajtohemi së paku të mos përplasemi njëri me tjetrin. E mësova se për disa, të anashkalohen ishte mëshirë dhe se harresa ishte begati. E mësova se jeta nuk na bën te ndjejmë dhembje për së koti, po ajo na jep dhembjen që ne te rritemi dhe të mësojmë, të na mësojë fjalorin dhe te na mësojë madhësinë e çdo njeriu në jetë, dhe të na mësojë tëë mos i besojmë çdokujt, sepse më vonë realiteti i gjërave pa na lodh së tepërmi dhe po na bën të ndjejm dhembje.

Edon Syla

You Might Also Like