Futboll

Daja: Ishte lojë e barabartë

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, i është gëzuar rezultatit të barabartë në derbin ndaj Dritës.

Rezultati 2:2 të shtunën në Suharekë ka bërë që Ballkani të mbetet lider edhe pas xhiros së 30-të. Por ndeshja ishte tejet dramatike.

“Asnjëra skuadër nuk dominoi në fushë, ishte lojë e barabartë ndërmjet dy skuadrave. As Drita nuk na dominoi, por as ne nuk e dominuam Dritën. Ajo që na ka mbajtur në lojë është edhe ana e mentalitetit fitues të futbollisteve. Pavarësisht disavantazhit, ne kemi ditur të rikthehemi në lojë falë këtyre djelmoshave”, tha Daja pas ndeshjes për “Art Motion”.

You Might Also Like