Futboll

Dallku: Na dëmtoi arbitri

Pas ndeshjes për Kupë me Gjilanin, të cilën e humbi me rezultat 1:2, Armend Dallku, kryetrajner i Dukagjinit ka shprehur mospajtimin me ndarjen e drejtësisë. Bile, gjatë ndeshjes ai ishte përjashtuar pas reagimeve të njëpasnjëshme.

Dallku tha se ekipi i tij luajti mirë e për golat e pranuar tha se ata u morën me fajin e lojtarëve në mbrojtje. Për ekipin e tij tha se krijoi shumë raste, se ishte i barabartë në lojë me Gjilanin, por se arbitrat në këtë ndeshje ishin të padrejtë. Tekniku i Dukagjinit pati vërejtje sidomos te dhënia e disa fauleve për Gjilanin e që sipas tij nuk ekzistonin, derisa largimin me të kuq të Nikoliqit e quajti absurd në vete edhe atë për një fjalë që në Evropë përdoret kudo.

Ndryshe, Dallku tha se do të qetësojë ekipin e do të vazhdojnë me punën e tyre.” Shpresojmë të kthehemi në ndeshjen e radhës në kampionat”, tha ai. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like