Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku tha se mysafirët ishin të fokusuar në mbrojtje, teksa po pësojnë gola të lehtë.
“E pamë që Gjilani ishte i fokusuar në defensivë. Kishte ardhur për rezultat të barabartë”.
“Ne po pranojmë gola të lehtë dhe përqendrimi po na bie në fund të lojës”.
“Kemi pasur edhe grupin e kufizuar, kemi pasur disa lojtarë jo në gjendjen më të mirë fizike. Ndeshje ka ende dhe ne do t’i marrim ato një nga një dhe të vijmë te fitorja që do të na sjellë qetësi”.
“Ne bëmë çdo gjë për të marrë rezultat pozitiv. Kishim edhe raste. E pamë rastin e Zulfiut, por ky është futbolli”, ka thënë Dallku.