Gjilani ende nuk ia ka bërë sefte në Superligën e Kosovës në Futboll, ngas pas dorëheqjes së ish-presidentit Florim Zuka e ardhmja e këtij klubi ishte vënë në pikëpyetje. Tashti, kur ekipi kuq e bardhë po i bënë përpjekjet e fundit për konsolidim, pritet që të hënën të pres ekipin e Prishtinës në fushë të vetë. Zaten, me ndonjë ekip kosovar Gjilani për herë të fundit ishte takuar në Prishtinë në finale të Kupës së Kosovës, ku kishte pësuar me rezultat 0:2. Prishtina në xhiron e parë kishte shënuar fitore në fushë të vet dhe do të mëtojë të shfrytëzojë problemet e Gjilanit për të marrë edhe tri pikë të reja.
Në bazë të shortit është vendosur që këtë ndeshje ta drejtojë gjyqtari kryesor Dardan Çaka.
E hënë | Gjilani – Prishtina, gjyqtari kryesor (Dardan Çaka), asistentët (Edmond Zeqiri, Kastriot Peci), gjyqtari i katërt (Erdall Zasella), VAR (Genc Nuza), A-VAR (Bujar Selimaj)
Kryelajmi.com