Kamenicë

Dardanapress  mbanë konferencë për media


 
Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Promovimi i të drejtave gjuhësore në Komunën e Kamenicës”, përkrahur nga Zyra e Kryeministrit / Zyra e Komisionerit për Gjuhët  ka mbajtur konferencën për media në përfundim të realizimit të projektit mbi të arriturat e objektivave dhe rezultatet e projektit.
Në fillim të konferencës projekt menaxheri Sherafedin Vranja njoftoi të pranishmit për qëllimin dhe objektivat, aktivitetet e realizuara  gjatë implementimit të projektit.
Si rekomandime kryesore të dala nga  debati dhe trajnimeve janë : Rritja e nivelit të respektimit i të drejtave gjuhësore nga institucionet komunale, Vetëdijesimi i zyrtarëve të drejtorive komunale për përdorimin e dy gjuhësisë, Hartimi i rregullores komunale për njohjen dhe përdorimin e gjuhëve në nivel komunal, Organizimi i aktiviteteve vetëdijesuese për komunitetet, Vendosja e shenjave, njoftimeve dhe tabelave njoftuese komunale në dy gjuhë, Rritja e stafit të zyrtarëve për përkthim.
Po në kuadër të aktiviteteve është organizuar kursi katër mujor për mësimin e gjuhës shqipe ku këtë kurs e kanë vijuar njëzet qytetarë të komuniteteve të komunës së Kamenicës
Rekomandimet e dala nga aktivitetet do të ju adresohen Kryetarit të Komunës, Zyrës së Komisionerit për Gjuhët, për shqyrtimin dhe realizmin e rekomandimeve.
Në konferencë kanë marrë pjesë: Zyrtar nga zyra për komunikim dhe marrëdhënie me publikun, zyrtarë të drejtorive komunale, zyrtarë nga zyra për komunitete, organizata të shoqërisë civile dhe media.
Ky projekt është financuar  nga Zyra e Kryeministrit / Zyra e Komisionerit për Gjuhët

You Might Also Like