Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Ngritja e transparencës Komunale dhe pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje”, ka mbajtur punëtorinë një ditor me kryetarët e këshillave të fshatrave të komunës së Kamenicës,me temën “Cikli i hartimit të buxhetit komunal dhe përfshirja e këshillave të fshatrave”. .
Qëllimi i organizimit të punëtorisë një ditore në mes të Këshillave të Fshatrave dhe Drejtorive Komunale ishte diskutimi mbi procesin e planifikimit të buxhetit komunal lidhur me realizimin e investimeve kapitale nëpër lokalitete, përgatitja e kërkesave dhe planifikimi buxhetor i projekteve që përgatiten nga Këshillat e Fshatrave.
Kryetari i Komunës Kadri Rahimaj, ka thëne se realizimi i kërkesave nga këshillat e fshatit dhe kërkesave të dala nga dëgjimet publike është rezultat i miratimit të buxhetit nga të gjithë anëtarët e kuvendit,dhe për herë të parë buxheti komunal për investime kapitale kalon shumën mbi dy milion euro,duke bërë specifikimin e çdo projekti me emër dhe kode, trajtimi i kërkesave dhe kthimi i besimit në institucione është prioritet i qeverisjes komunale.
“Ri investimet në projektet e implementuara në të kaluarën për ne është shqetësuese,duke investuar në proceset nëntokësore po na krijojnë probleme në investime në procese mbi tokësore pasi që duhet të kthehemi prapë të investojmë në punimet e pa përfunduara më parë, themelimi i ndërmarrjes publike komunale do ti lehtësojë dhe përmirësojë shërbimet publike e në veçanti mirëmbajtjes të hapësirave publike dhe gjelbërimit në komunën e Kamenicës ”. ka thënë kryetari Rahimaj
Kërkesat nga ana e kryetarëve të këshillave të fshatit ishin: Rregullimi i infrastrukturës rrugore,trajtimi i ujërave atmosferike,kanalizimit,ndriçimit,qenve endacak,hapja e rrugëve në viset malore dhe shtrimi me zhavorr,etj.
Si rekomandime të dala nga punëtoria një ditore janë:Rritja e pjesëmarrjes të qytetarëve në dëgjimet publike,përfshirja e projekteve të këshillave lokale në buxhet komunal, rritja e komunikimit në mes këshillave të fshatit me qeverisjen komunale,trajtimi i kërkesave dhe kthimi i përgjigjeve në afatet kohore,etj.
Në këtë trajnim kanë marrë pjesë: Kryetari i Komunës Kadri Rahimaj,kryetarët e këshillave të fshatit ,koordinatorja e këshillave lokale, anëtarët e Handikosit, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, si dhe mediat lokale.
Ky projekt është financuar nga programi i KCSF-së për mbështetje të shoqërisë civile “EJA Kosovë “,bashkë financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh te Luksemburgut