Siç mësojnë burimet e Kanal10, drejtësia në finalen e Kupës së Kosovës, do të ndahet nga gjyqtari Besfort Kasumi.
Në ndihmën e Kasumit do të jenë asistentët e tij, Granit Hyseni dhe Besnik Morina.
Ndeshja finale në mes të Dritës dhe Llapit, do të zhvillohet në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Një numër jashtëzakonisht i madh pritet të jetë në tribunat e stadiumit në kryeqytet, ku spektakli pritet të jetë i garantuar.
/Gazeta OLLE/