Futboll

Derbin Drita – Gjilani do t’a drejtojë një gjyqtar gjilanas

Ndeshja kryesore e xhiros së shtatë në “Albi Mall” Superligën e Kosovës në futboll do të zhvillohet në Gjilan, teksa priten të përballen rivalët e përbetuar, Drita dhe Gjilani.

Kjo ndeshje i është besuar gjyqtarit Mervan Bejtullahu, i cili do të jetë i shoqëruar nga asistentët, Hekuran Osmani dhe Fatlum Jashari.

Në VAR do të jetë gjyqtari Vigan Ibërdemaj, ndërkohë në AVAR do të jetë Drilon Rexhepi.

You Might Also Like