Gjilan

Disa kategori shoqërore në mungesë të mjeteve materiale po përballen me pengesa nga më të ndryshmet

 

 

Mosvotimi i buxhetit dhe mosbartja e mjeteve nga viti i kaluar po u shkakton telashe disave nga kategoritë shoqërore, të cilat në mungesë të mjeteve materiale po përballen me pengesa nga më të ndryshmet.

Kështu Makfire Osmani – Uzunalic, në emër të qytetarëve, por edhe të organizatës që përfaqësojnë gjeneratën e moshës së tretë u është drejtuar asamblistëve të Komunës së Gjilanit me kërkesën që të jenë në harmoni me kërkesat e atyre që  ua kanë dhënë votën dhe që të mos shkelin besimin që u është dhënë.

Uzunalic ka shkruar se për të realizuar kërkesat e qytetarëve atyre u duhet buxheti, gjë e cila tash e sa kohë nuk po ndodhë. Siç ka theksuar ajo nëse bllokohet aprovimi nga na ana e të zgjedhurve të popullit kjo nuk do koment, andaj ka kërkuar nga këshilltarët komunalë që të mos e shkelin votën e popullit dhe të veprohet e të respektohet etika e asamblistit në dobi të qytetarit.

You Might Also Like