Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan gjatë kontrollit në trafik kanë dyshuar se vozitësi i mjetit motorik me targa vendore mund të jetë nën ndikim të alkoolit. Të njëjtit pasi që i është bërë matja e alkoolit me alkool test ka rezultuar se ka qenë nën ndikim të alkoolit me 0.87 promilë.
Zyrtarët policor ndaj këtij kundërvajtësi kanë shqiptuar gjobën në vlerë prej dyqind (200) euro, dy (2) pikë negative dhe masën mbrojtëse të heqjes së drejtimit të mjeteve motorike në afat prej gjashtë (6) muaj.
Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë