Gjilan

Drejtoresha e Shëndetësisë në Gjilan, Aurorë Osmani mirëpret në takim drejtoreshën e Shoqatës Down Syndrome Kosova, Sebahate Beqiri

Drejtoresha e DSHMS-së znj. Aurorë Osmani, së bashku me zyrtaren për shërbime sociale znj. Salihe Aliu, dhe z. Hekuran Rapuca nga zyra e kryetarit, mirëpritën në takim drejtoreshën e shoqatës Down Syndrome Kosova, znj. Sebahate Beqiri.

Në takim u diskutua rreth programit profesional të trajtimit kundrejt personave me #downsyndrome që ofron kjo qendër në Prishtinë, Ferizaj, Prizren e Mitrovicë.

Gjithashtu pjesë e diskutimit ishte edhe mundësia e krijimit të bashkëpunimit në mes komunës sonë dhe shoqatës.
Ne si drejtori shprehim gatishmërinë e plotë për ofrimin e bashkëpunimit, në të mirë të përmbushjes dhe ofrimit të kushteve sa më cilësore për personat me aftësi të kufizuara!

You Might Also Like