Dy ekipet nga Gjilani që garojnë në Superligën e Kosovës në Futboll kanë mësuar kundërshtarët e tyre në kuadër të 1/16 së Kupës së Kosovës në Futboll.
Shorti është hedhur në zyrat e FFK-së sot është hedhur shorti i 1/16 së Kupës së Kosovës për edicionin 2022/23.
Në kuadër të këtij rrethi FC DRITA do të takohet me KF Lirinë.
Punë më të vështirë do të ketë SC Gjilani, i cili në kuadër të këtij rrethi do të jetë mysafirë i Trepçës në Mitrovicë.
Ndeshjet e këtij raundi zhvillohen të enjten më 17 nëntor.