Drita ka shënuar fitore të vlefshme ndaj Ballkanit me rezultat 2:1 dhe është rikthyer në garën për titull kampioni.
Vendasit shumë herët ka pësuar gol, kur nga një gjuajtje dënimi topi u harkua në brendi e mbrojtja nuk e dëboi topin si duhet dhe n brendi Jashanica nga afërsia e futi topin në rrjetë. Në minutën 15 Jashari i Dritës ka rrezikuar nga largësia, por topi shkoi për pak mbi portë. Drita ia ka dalë të barazojë në minutën 29, kur pas një aksioni të ndërtuar mirë, Besnik Krasniqi shërbeu Jasharin e ky me mjeshtri e futi topin në brendi deri te Ajzeraj, i cili me kokë e zgjati topin për Baftiun, që nga afërsia e futi topin në rrjetë për 1:1. Drita ka arritur në epërsi në minutën 44 me një supergol të Blerim Krasniqit, i cili nga 17 metra gjuajti me volej dhe qëlloi këndin e djathtë të epërm dhe pjesa e parë përfundoi me rezultat 2:1.
Edhe në pjesëlojën e dytë ishte Drita e para që pati një rast shumë të mirë shënimi, kur Baftiu ka shpërthyer nga e majta dhe në anën tjetër e gjeti të vetmuar Jasharin, i cili gjuajti me maje të këpucës, por gjuajtjen e tij e priti Enea Koliqi. Në minutën 84, Besnik Krasniqi dha një gjuajtje dënimi, topi erdhi deri te Blerim Krasniqi, i cili gjuajti me kokë, por topi u përplas për shtyllënm e djathtë të portierit Enea Koliqi.
Me këtë fitore Drita e ka përfunduar stinorin vjeshtor, kurse Ballkani do të ketë edhe një ndeshje, atë me Gjilanin, që do të luhet këtë të diele në Stadiumin me bari sintetik në Gjilan./kryelajmi.com/.