Futboll

Drita e Prishtina ndahen në paqe

 

Drita dhe Prishtina kanë barazuar pa gola në ndeshjen e luajtur këtë të marte në Stadiumin e Qytetit në Gjilan.

Në një ndeshje pa shumë raste, Drita e ka nisur ndeshjen me një gjuajtje nga largësia të Ajzerajt, kurse Prishtina rastin më të mirë e pati në minutën 14, kur Dellova gjuajti me kthim, kurse shumë bukur ka pritur Faton Maloku.

Drita rastin më të mirë e ka patur në minutën 17, kur pas një pasimi dinak, Ajzeraj nga prapa është penguar nga Mici, i Prishtinës dhe gjyqtari Selimi tregoi në pikën e bardhë.

Përgjegjësinë nga gjuajtja më e rëndë në futboll e mori Vucaj, i cili gjuajti në anën e majtë të portës së Prishtinës, kurse Haxho u hodh dhe priti.

Haxho priti edhe në minutën 40, kur gjuajti Xhevdet Shabani.

Në pjëslojën e dytë pati edhe më pak raste dhe nga kjo pjesë e lojës ndoshta duhet veçuar gjuajtjen e Xh. Shabanit nga goditja e dënimit, kur Haxho sërish priti për mrekulli.

Në fund sikur të dy ekipet u kënaqën me nga një pikë të fituar.

You Might Also Like