Drita ka shënuar fitore bindëse në ballafaqim me liderin e tabelës, Llapin nga Podujeva, të cilin e ka mposhtur me rezultat bindës 3:1. Pas dominimit të plotë në fushë, në minutën 24 Drita ka shënuar për herë të parë nga një goditje dënimi, të cilën e ka dhënë Xh. Shabani, që ka qëlluar këndin e epërm të djathtë të portës mysafire.
Katër minuta pa përfunduar pjesa e parë, Drita sërish ka shënuar, kësaj radhe nëpërmjet Astrit Fazliut, i cili është shërbyer nga Xh. Shabani.
Mysafirët ia dolën që të zvogëlojnë rezultatin nëpërmjet Mirlind Dakut në minutën 68, i cili ka dhënë një gjuajtje të shkëlqyeshme, derisa rezultatin përfundimtar e vuri lojtari më i mirë i ndeshjes, Xh. Shabani, i cili ka shënuar në minutën 80.