Pas një vendimi të komisarit të garave, pa lojë KV Drita kualifikohet në finale të Kupës së Kosovës 2020!
U desh që të luhet ndeshja gjysmëfinale në mes të KV Skenderaj – KV DRITA, por ekipi kundërshtar nuk paraqiti orarin për ndeshje në bazë të rregulloreve të FVK-së dhe atë deri një ditë para ndeshjes.
Ekipi kundërshtar dëshiroi të luajë ndeshjen në palestër, e cila nuk lejohet me “Rregulloren e Brendshme” të FVK-së në një nivel të tillë të garave.
“Ne me keqardhje pritëm këtë lajm, por zbatimi i rregulloreve është prioritet i ynë dhe duhet të jetë prioritet i çdo ekipi.
Ne finale e Kupës të Kosovës 2020 takohen:
KV DRITA – KV M-Technologie.