Drita është kualifikuar tutje pas ekzekutimit të penaltive në garat e vlefshme për KUpën e Kosovës në Futboll.
Në kohën e rregullt ndeshja ka përfunduar me rezultat të barabartë 0:0, andaj është dashur që të luhet koha shtesë prej 30 minutave.
Asnjëra nga ekipet nuk ia ka dalë që të shënojë në kohën shtesë, kurse fatin e dy ekipeve e përcaktuan penaltitë. Portieri i Dritës, Faton Maloku u tregua më i suksesshëm, andaj Drita ia arriti të ngadhënjejë me rezultat 5:4 pas ekzekutimit të penaltive. /kryelajmi.com/.