Futboll

Drita me dy mungesa të mëdha ndaj Prishtinës

Besnik Krasniqi, mbrojtës i djathtë dhe Hamdi Namani, mesfushor, do të mungojnë në ndeshjen ndaj Prishtinës që do të luhet këtë të mërkurë me fillim në ora 13 në Stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Besnik Krasniqi u ndëshkua me dy kartonë të verdhë në ndeshjen e fundit ndaj Dukagjinit, ndërsa Hamdi Namani e ka mbushur kuotën e kartonëve të verdhë.

Drita futet në këtë derbi si lidere e tabelës në elitën e futbollit kosovar, teksa Prishtina gjendet në pozitën e katërt në tabelë.

Në ndeshjen e parë rë luajtur në Prishtinë, Drita e Prishtina kishin barazuar pa gola.

You Might Also Like