Klubi futbollit Drita gjithnjë e më tepër është afër ndeshjes së barazhit, që do të jetë e treta radhazi për ekipin gjilanas, ngase edhe në një ndeshje e konsideruar me një kundërshtar të drejtpërdrejtë ka pësuar humbje. Në Stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, Drita është mposhtur me rezultat 2:0, me dy gola të pranuar një në fund të pjesës së parë e tjetrin në fund të pjesës së dytë.
Drenicasit për herë të parë kanë ardhur në epërsi në minutën 42, nëpërmjet Granit Arifajt, kurse ekipi i Dritës me gjithë përpjekjet nuk ia ka arritur të barazojë rezultatin dhe në këto përpjekje ekipi bardh e kaltër nga Gjilani, ka pësuar edhe një gol në minutën e fundit, kur në minutën 90, Dajaku harkoi nga e djathta e Kreshnik Uka shënoi golin e dytë për sigurimin e fitores së Drenicës.
Në ndeshjen e radhës, Drita e pret kundërshtarin e saj direkt për mbijetesë, ekipin e Ferizajt.