Drita për herë të dytë ka mposhtur Ballkanin në këtë kampionat dhe edhe më tepër i është afruar në luftën për titull. Me këtë fitore të Dritës, gara për titull është bërë tejet interesante, ngase Ballkani, Llapi e Drita tashti janë në garë.
Gjatë tërë ndeshjes, Drita ka qenë ekip më i mirë dhe ka patur më shumë raste, bile në pjesëlojën e parë lojtarët e Dritës kanë mundur të kalojnë në epërsi, kur pas harkimit nga e djathta Blerim Krasniqi gjuajti me kokë, por topi u përplas për shtyllën e djathtë të portierit të Ballkanit, Lulanoviq.
Në pjesën e dytë Drita vazhdoi me sulme dhe i arriti të gjejë golin në minutën 62, kur pas një harkimi nga e majta J.uan Camilo Mesa qëlloi topin për 1:0 për Dritën.
I njëjti lojtar pak minuta më pas nga afërsi pas një tollovie ka qëlluar shtyllën, kurse krejt ka fundi, kryetrajeri i Zekirija Ramadani i Dritës është përjashtuar nga fusha pasi është ndëshkuar me të kuq./kryelajmi.com/.