Futboll

Drita shkëlqen në momentin më të duhur

Drita ia ka ndalë hovin Llapit edhe atë në Stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, duke e mundur me rezultat 0:1 me një gol të shënuar në pjesëlojën e parë.

Në  dhjetë minutat e parë të ndeshjes më e rrezikshme ka qenë Drita, cila i ka patur dy raste të mira shënimi, sidomos e rrezikshme ishte gjuajtja  e Ovoukas  në minutën e 12, kur gjuajti nga largësia, por portieri Avdyli  ia doli ta ndalë gjuajtjen e tij. Në  minutën 16 nga largësia ka qëlluar Blerim Krasniqi, por  Abdyli ishte në vend.

Në minutën 30, Blerim  Krasniqi për pak sa nuk shënoi një supergol nga gjuajtja e lirë, por topi për pak shkoi jashtë shtyllës së djathtë të Abdylit.

Rastin më të mirë në ndeshje e pati Llapi në minutën 32, kur Hyseni u shërbye në zonë, gjuajti bukur e topin me vështirësi e ndali portieri  Maloku, kurse në portën e zbraztë gjuajti Blakqori,  por ai në vend  të rrjetës qëlloi transversalen.

Në minutën 42, Besnik Krasniqi ka rrezikuar nga një gjuajtje dënimi nga ana e majtë, por topin e priti portieri Ilir Avdyli, kurse në aksionin vijues Mesa për mrekulli  e gjeti Blendi Baftiun, i cili me gjuajtje të  saktë gjeti këndin e poshtëm të majtë të portës për 0:1.

Në pjesëlojën e dytë Llapi ka shtuar presionin drejt portës së Faton Malokut, mirëpo pa ndonjë rast të mirë shënimi deri në minutën 84, kur Selimi me ngjë gjuajtje të fortë e qëlloi transversalen. Deri në fund të ndeshjes, lojtarët e Dritës ditën ta menagjojnë pjesën e mbetur dhe me plotë meritë shënuan fitore./kryelajmi.com/.

You Might Also Like